Last Updated on 07/11/2026 by EL
Momente tensioni janë shënuar gjatë protestës kombëtare të thirrur nga Partia Demokratike në bulevard.
Disa demokratë kanë tentuar të largojnë një person, për të cilin dyshojnë se është i infiltruar në protestë.
Sipas pretendimeve të tyre, personi ishte futur mes protestuesve me qëllim provokimin me fyerje dhe sharje dhe shuarjen e protestës. Ata i kanë kërkuar të largohet dhe të mos qëndrojë më në bulevard./et
