Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në brigjet e Senegalit ku një anije me emigrantë është mbytur. Mediat e huaja raportojnë se, të paktën 21 persona kanë humbur jetën si pasojë e kësaj tragjedie.
Sipas një deklarate të Ministrisë së Brendshme të Senegalit, të publikuar të dielën, varka e njohur si “Pirogë”, hasi vështirësi në zonën e Kébémerit, në veriperëndim të vendit
“Në emër të presidentit të Republikës dhe qeverisë, ministri i Brendshëm dhe Sigurisë Publike i bën homazhe kujtimit të viktimave dhe u shpreh ngushëllimet e tij të sinqerta familjeve të të ndjerit”, thuhet në deklaratë.
Qeveria senegaleze gjithashtu riafirmoi vendosmërinë e saj për të luftuar rrjetet e kontrabandës së njerëzve dhe tha se do të bashkëpunonte me vendet fqinje për të adresuar këtë çështje.
Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) e Kombeve të Bashkuara thotë se Rruga e rrezikshme e Atlantikut është një rrugë kyçe për migrantët e Afrikës Perëndimore që udhëtojnë drejt Evropës.
Rritja e kontrolleve në pikat tradicionale të nisjes së migrantëve në Senegal, Marok dhe Mauritani i ka shtyrë disa të kërkojnë të arrijnë Evropën më në jug, drejt vendeve si Gambia.
“Këto pika alternative nisjeje mund të shtojnë deri në 750 kilometra në kalimin detar, duke i zgjatur disa udhëtime në afërsisht 2,200 kilometra dhe duke i ekspozuar njerëzit ndaj periudhave më të gjata në det, vijave bregdetare më të largëta dhe më pak të monitoruara, si dhe rreziqeve më të mëdha të mbytjeve të anijeve, dehidratimit dhe zhdukjes”, tha IOM./k.m
