Policia e Kosovës dhe ajo Kufitare, kanë arrestuar një person të kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar nga Interpoli.
Sipas raportimeve, arrestimi ka ndodhur më 7 nëntor 2026, rreth orës 17:05, në pikën e kalimit kufitar Kullë, ku zyrtarët policorë kanë arrestuar shtetasin kosovar me inicialet M. V.
Bazuar në urdhër-arrestin ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Republikës së Kroacisë, i arrestuari ishte nën dyshimin për përfshirje në vepra penale që lidhen me kontrabandimin, të sanksionuara sipas legjislacionit penal kroat.
Me urdhër të prokurorit kompetent, personit të arrestuar i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh, ndërsa Policia e Kosovës do të vazhdojë procedurat e mëtejshme ligjore në koordinim me institucionet kompetente.
Njoftimi i Policisë:
“Arrestohet një person i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar përmes INTERPOL-it
Prishtinë, 8 nëntor 2026. Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim dhe koordinim me njësitet e Policisë Kufitare, ka arrestuar një person të kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar.Arrestimi është realizuar më 7 nëntor 2026, rreth orës 17:05, në pikën e kalimit kufitar Kullë, ku zyrtarët policorë kanë arrestuar shtetasin kosovar me inicialet M. V., i cili kërkohej përmes INTERPOL-it, bazuar në urdhër-arrestin ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Republikës së Kroacisë, nën dyshimin për përfshirje në vepra penale që lidhen me kontrabandimin, të sanksionuara sipas legjislacionit penal kroat.
Me urdhër të prokurorit kompetent, personit të arrestuar i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh, ndërsa Policia e Kosovës do të vazhdojë procedurat e mëtejshme ligjore në koordinim me institucionet kompetente. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar policor.
Në këtë drejtim, anëtarësimi i plotë i Kosovës në INTERPOL do të përbënte një hap të rëndësishëm strategjik, duke mundësuar bashkëpunim edhe më të drejtpërdrejtë, më efikas dhe më të shpejtë me agjencitë ndërkombëtare të zbatimit të ligjit. Njëkohësisht, do të forconte mekanizmat e shkëmbimit të informacionit, gjurmimit dhe arrestimit të personave të kërkuar ndërkombëtarisht, duke kontribuar në sigurinë e qytetarëve dhe luftën e përbashkët kundër krimit ndërkufitar”, njofon Policia./k.m
