Gazetari Elvi Fundo ka deklaruar në emisionin Opinion me Blendi Fevziun se Mirel Mërtiri është në grahmat e tij të fundit pasi ka humbur të gjitha gjyqet në Austri dhe pas kësaj po luan kartën e fundit.
Sipas gazetarit, USB-ja dhe intervista me producentin e huaj janë një shantazh i hapur. Fundo thekson se në USB është edhe çështja e AKSHI-t.
“Mirel Mërtiri është në grahmat e tij të fundit. Ka humbur të gjitha gjyqet në Austri. Duke qenë se ka humbur gjyqin ka përdorur kartën e fundit. Ky më duket shantazh i hapur. Mërtiri dhe Zoto vetëm te inceneratori i Tiranës kanë zhdukur 130 milionë euro.
Mërtiri ka folur për një producent që ka ardhur në Tiranë. Ai ka konatktuar dhe Ahmetajn por ka refuzuar të flasë. Mërtiri duhet të dalë të flasë. Në USB është dhe çështja e AKSHI-t dhe çështja e inceneratorit”, tha Fundo.
Fundo ka zbuluar një detaj të ri në lidhje me Mërtirin. Ai tha se Mërtiri e ka dhënë dëshminë e tij për një prokuror të SPAK-ut dhe dëshmia e tij tashmë ndodhet në SPAK.
“Te inceneratorët Mërtiri është truri që e di çdo gjë. Ai ka qenë në Panama, në Zimbabve, Bagdat dhe Iran.
Për shkak të humbjes në Austri ai ka kërkuar një prokuror për t’i dhënë dëshminë. Një prokuror ka shkuar dhe ka marrë dëshminë e Mërtirit dhe është në SPAK.
A ka akuzar bashibuzukët e bashkisë, a Veliajn nuk e di kë ka akuzuar. Mirel Mërtiri problemin e ka te Tirana”, deklaroi Fundo.
Më tej shtoi se Mirel Mërtirë ka hyrë dhe në borxhe të mëdha për shkak të humbjes së gjyqeve. Sipas atij ka kërkuar para borxh bizneseve në Tiranë.
“Mirel Mërtiri ka kërkuar dhe lekë borxh bizneseve në Tiranë”, nënvizoi Fundo./k.m
