Gjykata Supreme e SHBA-së i ka lejuar presidentit Donald Trump të vazhdojë ndërtimin e një muri kufitar në rajonin Big Bend të Teksasit, duke përfshirë pjesë të parkut kombëtar Big Bend.
Në një vendim të panënshkruar prej pesë faqesh, gjykata miratoi kërkesën emergjente të administratës Trump për të pezulluar një urdhër të gjykatës më të ulët që kishte ndaluar përkohësisht projektin muajin e kaluar.
Gjyqtari liberal Ketanji Brown Jackson ishte i vetmi anëtar i gjykatës me nëntë anëtarë që nuk u pajtua me vendimin.
Gjyqtarët shkruan se paditësit e çështjes, të cilët përfshijnë Qendrën për Diversitetin Biologjik, një udhërrëfyes për lumin Big Bend dhe një grup për ruajtjen e kishave, pretendon se ndërtimi në sektorin Big Bend do të zvogëlojë aftësinë e tyre për të përdorur dhe shijuar zonën.
Administrata Trump planifikon të ndërtojë më shumë se 480 kilometra barriera për automjetet dhe rrugë mbështetëse me lartësi 1.8 metra, duke u mbështetur në një ligj të vitit 1996 që autorizon sekretarin e sigurisë kombëtare të “heqë dorë nga të gjitha kërkesat ligjore”, duke përfshirë mbrojtjen mjedisore dhe të ruajtjes së natyrës, në zonat e përcaktuara si zona me nivele të larta të kalimeve të paligjshme kufitare.
Paditësit argumentojnë se projekti kërcënon jetën e egër dhe tokat publike, mund të shkatërrojë “seksione ikonike” të korridorit të mbrojtur të lumit Rio Grande dhe do të minojë “rrjetin e ligjeve të hartuara me kujdes që synojnë të mbrojnë një univers të gjerë me interesa biologjike, historike, kulturore dhe të tjera”.
Planet për murin kufitar janë përballur gjithashtu me kundërshtime nga të dyja partitë nga banorët vendas, shumë prej të cilëve paralajmërojnë se ndërtimi mund të kërcënojë jetesën e tyre dhe të prishë komunitetet e tyre./ad
