Policia greke është vënë në gatishmëri të lartë pas zbulimit të një objekti të dyshimtë në qendër të Athinës, i cili ishte vendosur brenda një qeseje të zezë.
Sipas informacioneve paraprake, objekti u konstatua në kryqëzimin e rrugëve Panepistimiou dhe Omirou, duke shkaktuar reagimin e menjëhershëm të autoriteteve.
Pas raportimit, shërbimet policore aktivizuan protokollet e sigurisë dhe nisën procedurat për verifikimin e objektit, me qëllim përcaktimin e natyrës së tij dhe përjashtimin e çdo rreziku të mundshëm.
Deri në këto momente nuk ka informacion zyrtar mbi përmbajtjen e qeses apo nëse bëhet fjalë për një objekt të rrezikshëm./k.m
