Qeveria po monitoron nga afër raportet e shumta për kërcënime me bomba në shkolla, sipas kryeministres italiane, Giorgia Meloni.
Pas raportimeve për pajisje shpërthyese në shkolla këtë mëngjes në disa qytete italiane, Meloni ka thirrur një takim në orën 16:00 në Palazzo Chigi për të vlerësuar situatën dhe për të koordinuar masat e nevojshme.
”Zbatuesit e ligjit dhe institucionet në të gjitha nivelet po punojnë për të monitoruar situatën dhe për të siguruar qytetarët, familjet dhe stafin e shkollës. Aktualisht, hetimet e kryera nuk kanë zbuluar prova të një rreziku konkret”, shtoi ajo.
”Raportet duket se janë pjesë e një strategjie që synon të krijojë alarm dhe shqetësim, i cili aktualisht po hetohet plotësisht”, tha ajo në median sociale.
Një email i vetëm, i dërguar në mbi 300 shkolla në të gjithë Italinë, shkaktoi evakuime.
Mbi 100 shkolla kanë ngritur alarmin deri tani, por numri është në rritje.
“Kemi ardhur për t’ju shkatërruar. Do të kryejmë gjenocid kundër italianëve”, shkruhej në mesazhin e nënshkruar nga Mikhail Antropov, udhëheqës i të ashtuquajturit Vilayat di Misoginistan.
Emaili përshkruan një “pajisje të fuqishme shpërthyese” të lënë në ndërtesë brenda një qeseje plastike, që mundësohet me telekomandë”./mxh
