Last Updated on 11/11/2026 by EL
Një 40 vjeçar është gjendur i pajetë në banesën e tij në fshatin Gështenjas të Pogradecit.
Mësohet se kanë qenë fqinjët ata që kanë zbuluar trupin e pajetë të 40-vjeçarit i cili dyshohet se është vetëvarur.
Sipas të dhënave të para, viktima mësohet se jetonte i vetëm dhe po përballej me vështirësi ekonomike.
Trupi i pajetë është transportuar në morg për t’iu nënshtruar ekspertizës mjekoligjore, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që e kanë shtyrë 40-vjeçarin drejt aktit ekstrem./et
