Këngëtarja Pink do të mbajë për herë të parë një seri koncertesh rezidente në Las Vegas. Në vjeshtën e vitit 2027, ajo do të ngjitet në skenën e famshme të Sphere, me kapacitet prej 18 mijë spektatorësh, duke u bërë artistja e parë solo që performon në këtë ambient.
Koncertet do të nisin më 29 shtator dhe do të vijojnë gjatë tetorit, me performancën e fundit të planifikuar më 30 tetor.
“Ky është një projekt që ka zier brenda meje prej vitesh dhe më në fund mund ta ndaj me të gjithë ju”, shkroi këngëtarja në Instagram, ku njoftoi edhe këtë angazhim të ri.
“Për herë të parë po i jap një spektakli një shtëpi të përhershme. Kjo është seria ime e parë e koncerteve në Sphere dhe mezi pres t’ju mirëpres”, shtoi ajo.
Shitja paraprake e biletave nis më 18 nëntor, ndërsa shitja për publikun e gjerë hapet dy ditë më vonë./mxh
