Mbrëmë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin janë publikuar mesazhet mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës, për aktivitetin e dyshuar të organizatës kriminale që, sipas SPAK, ka trafikuar mbi 60 ton kokainë nga Amerika Latine drejt Europës.
Bisedat i përkasin muajve dhjetor 2020 dhe shkurt 2021, ku diskutohet për para dhe kthimin e tyre në lingota ari.
Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës
Ervis Çela: “Nuk dim ku me çu lekët.”
Franc Çopja: “20/30 kile çdo ditë…Bani 1000 kile flori..”
Ervis Çela: “Po merr nja 200/300 kile për mu..”
Franc Çopja: “Ësht me 55 tani..Un vet kam arrit ke 100 kile deri tani.”
Ervis Çela: “S’ka flori, duhet me grabit noj bank, duhet me porosit nga Afrika”/k.m
