Anija historike SS United States ka arritur në fund të udhëtimit të saj në det, ndërsa autoritetet kryen fundosjen e saj të mërkurën në brigjet e Destin, Florida. Anija gati 300 metra e gjatë, e prodhuar në Amerikë, dikur anija oqeanike më e shpejtë në botë, u lançua në vitin 1952 dhe bëri histori duke vendosur një rekord shpejtësie transatlantik gjatë udhëtimit të saj të parë.
Anija transportoi mijëra pasagjerë përtej Atlantikut gjatë 17 viteve të funksionimit përpara se të dilte në pension në vitin 1969.
Të mërkurën, anija u nis për në det rreth orës 14:40, me procesin e fundosjes që filloi pak para orës 17:00. Anija ishte zbrazur, me disa prerje në strukturën e saj për të lejuar ujin të hynte dhe për ta ndihmuar atë të fundosej drejt në fund të oqeanit.
Gjatë disa orëve në vijim, anija u mbush gradualisht me ujë përpara se të fundosej përfundimisht në fund të Gjirit të Meksikës rreth orës 22:00.
Për vite me radhë, anija SS United States mbeti e ankoruar në Filadelfia, ndërsa pronarë të ndryshëm u përpoqën ta shpëtonin dhe restauronin atë. Megjithatë, kostot në rritje të mirëmbajtjes së anijes së vjetër i ndërlikuan përpjekjet e ruajtjes.
Në vitin 2021, autoritetet portuale rritën tarifën ditore të ankorimit në 1,700 dollarë, një kosto që organizata jofitimprurëse SS United States Conservancy nuk mund ta përballonte më.
Në vitin 2024, qarku Okaloosa i Floridës bleu anijen për 1 milion dollarë.
Përpara fundosjes së saj , Susan Gibbs, presidente dhe bashkëthemeluese e shoqatës së konservimit, tha se anija po mbulohet me shkëmbinj nënujorë dhe do të mbetet e paprekur. Sipas saj anija do të bëhet një habitat detar i gjallë dhe dinamik.
Gibbs, gjyshi i të cilit, William Francis Gibbs, projektoi anijen tha se marrëdhënia e tij me anijen ishte një obsesion. Sipas tij, gjyshi bënte shaka se e donte SS United States një mijë herë më shumë se bashkëshorten./ad
