Një tjetër marrëdhënie intime jashtëmartesore e Jensen Huang, ish-drejtorit ekzekutiv të Nvidia-s është zbuluar, raporton Reuters. Sipas dy personave në dijeni të çështjes, Huang ka pasur një lidhje me një tjetër punonjëse të kompanisë, përveç dy marrëdhënieve të raportuara më herët.
Në qendër të skandalit janë edhe Alice Huang, për të cilën inteligjenca amerikane dyshon për lidhje me spiunazhin kinez, si dhe Kimberly Powell, zëvendëspresidente e Nvidia-s për sektorin e shëndetësisë.
Huang, 63 vjeç, i martuar, kishte pranuar më herët një marrëdhënie jashtëmartesore, pa zbuluar identitetin e personit. Ndërsa Nvidia dhe personat e përfshirë nuk kanë dhënë komente për raportimet e fundit.
Pas largimit të tij nga drejtimi, bordi i kompanisë ka emëruar drejtoreshën e financicës, Colette Kress, në detyrën e administratores së përkohshme, ndërsa ka nisur kërkimet për drejtuesin e ri.
Zhvillimet kanë ndikuar në aksionet e Nvidia-s, pasi vetëm të enjten ranë me 5.5% , ndërsa që prej kulmit të tetorit kanë humbur më shumë se 30% të vlerës së tyre./mxh
