Last Updated on 13/11/2026 by Anisa
Katër ushtarë u vranë kur një helikopter ushtarak S-70 u rrëzua në provincën lindore turke të Malatya të enjten pasdite.
Helikopteri u rrëzua afërsisht në orën 18:45 sipas orës lokale në zonën Samanköy të rrethit Yesiliurt, në rrethana që mbeten të paqarta. Menjëherë pas rrëzimit, në vendngjarje shpërtheu një zjarr i vogël, i cili u shua nga forcat zjarrfikëse.
Ambulancat, zjarrfikësit, ekipet nga Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), si dhe forcat policore dhe ushtarake nxituan në zonë.
Në një deklaratë, Ministria Turke e Mbrojtjes Kombëtare tha: ” Helikopteri ynë S-70 u rrëzua në Malatya për një arsye aktualisht të panjohur, duke rezultuar në vdekjen e katër kolegëve tanë në bord”.
Ndërkohë, personeli policor dhe ushtarak po hetojnë rrethanat e incidentit.
Helikopteri i përket familjes Sikorsky S-70, një helikopter ushtarak shumëfunksional me dy motorë që përdoret për transportin e personelit, operacionet e kërkim-shpëtimit dhe misione të tjera.
Personeli ushtarak dhe policor ndodhet në vendin e rrëzimit, duke hetuar rrethanat e aksidentit./ad
MALATYA’DAN ACI HABER! 4 ASKERİMİZ ŞEHİT OLDU
🚁 Malatya’nın Yeşilyurt ilçesi Samanköy mevkisinde S-70 tipi askeri helikopterin kaza kırıma uğraması sonucu 4 askerimizin şehit olduğu bildirildi.
🚨 Kazanın ardından bölgeye çok sayıda sağlık, itfaiye ve arama kurtarma ekibi sevk edildi. Helikopterin enkazına ulaşılırken kazanın nedeni henüz belirlenemedi.
🇹🇷 Şehitlerimize Allah’tan rahmet, kederli ailelerine, Türk Silahlı Kuvvetlerine ve aziz milletimize başsağlığı diliyoruz.
Milletimizin başı sağ olsun. 🇹🇷
#Malatya #Şehit #MSB #SonDakika #TürkSilahlıKuvvetleri #AskeriHelikopter
— Politika Gazetesi (@politikamcom) November 12, 2026
