Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit bllokoi dy raste të transportimit të lëndëve drusore pa dokumentacionin shoqërues që konfirmon burimin dhe destinacionin.
Ndërhyrja e parë u krye nga Drejtoria Rajonale e Dibrës, gjatë kontrollit në aksin Muhur-Selishtë-Peshkopi.
Rasti i dytë u zbulua nga Drejtoria Rajonale e Kukësit ku një mjet me lëndë drusore u kap në aksin Mamëz-Kalimash.
Në të dyja konstatimet u zbatuan procedurat ligjore ndaj drejtuesve të mjeteve dhe lënda drusore u vu në dispozicion të njësive vendore. Kontrollet e IKMT-së me synim parandalimin dhe ndëshkimin e veprimtarive të paligjshme në zonat pyjore do të vazhdojnë në të gjithë territorin./k.m
