Charlize Theron ka treguar se vendimi për të xhiruar një skenë nudo në filmin “Devil’s Advocate”, në moshën 21-vjeçare, nuk ishte i lehtë për të. Aktorja kishte dyshime dhe shqetësohej se Hollywoodi mund ta gjykonte vetëm për pamjen e saj dhe jo për aftësitë e saj në aktrim, ndaj vendosi të kërkonte mendimin e nënës përpara se të pranonte.
Skena në fjalë paraqet personazhin e saj, Mary Ann Lomax, në një moment të rëndë krize psikologjike, kur hyn në kishë e mbështjellë vetëm me një batanije. Theron shpjegoi se fillimisht nuk ishte e bindur nëse duhej ta realizonte, por biseda me nënën e ndihmoi ta shihte skenën nga një këndvështrim tjetër.
“Para se të pranoj një rol, zakonisht ia dërgoj skenarin nënës sime për të marrë mendimet e saj dhe të njerkut tim. Kisha dyshimet e mia për skenën kishtare, por nëna ime vuri në dukje se kisha ishte një vend ku personazhi im duhej të shkonte në kërkim të mirëkuptimit”, shpjegoi aktorja.
Pas kësaj bisede, Charlize Theron pranoi ta xhironte skenën ashtu siç ishte shkruar. Ajo theksoi se skena të tilla mund të jenë ndër më të fuqishmet, kur lakuriqësia ka një arsye artistike dhe i shërben historisë së personazhit./mxh
