Edicioni i gjashtë i “Big Brother VIP Albania” pritet të nisë më 19 dhjetor në ekranin e Top Channel, ndërsa emrat që do të bëhen pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri kanë nisur të tërheqin vëmendjen e publikut.
Sipas listës që po qarkullon, këtë sezon pritet të ketë personazhe nga fusha të ndryshme, përfshirë muzikën, televizionin dhe rrjetet sociale.
Në mesin e emrave të përfolur janë këngëtarët Eugent Bushpepa, Meriton Ademi, Dafine Aliu, Fero, Meriton Rama dhe Mira Konçi. Pjesë e listës janë gjithashtu moderatori dhe këngëtari Robert Berisha, gazetarja Viola Spiro, si dhe gazetari Syrjan Rahova.
Në këtë edicion përmenden edhe emra të njohur nga bota e rrjeteve sociale, si Negisa Dido, fituese e “She’s On Top”, Ina Pashollari, si dhe çifti Albi dhe Xhesiana. Një tjetër emër që bie në sy është Ledion Grishaj, i cili përshkruhet si një prej konkurrentëve më të rinj të këtij edicioni.
Sa u përket opinionistëve, në listën që po qarkullon përmenden Monika Kryemadhi dhe Arbër Hajdari, ndërsa moderimin pritet ta vijojë Ledion Liço.
Megjithatë, emrat e mësipërm mbeten pjesë e një liste që po qarkullon dhe nuk duhen konsideruar si të konfirmuar zyrtarisht nga produksioni./mxh
