Last Updated on 13/11/2026 by EL
Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë ka shprehur mbështetjen për protestën kombëtare të studentëve, e cila pritet të zhvillohet këtë të shtunë, më 14 nëntor, në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit.
Përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare në Facebook, sindikata ka bërë të ditur se solidarizohet me kauzën e studentëve, ndërsa u ka bërë thirrje pedagogëve dhe punonjësve të universiteteve që dëshirojnë të bëhen pjesë e protestës, t’i bashkohen tubimit.
“Protestë kombëtare studentore! Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë mbështet protestën kombëtare të studentëve dhe fton të gjithë pedagogët dhe punonjësit e universiteteve që dëshirojnë t’i bashkohen.
Në solidaritet me studentët, për arsim cilësor dhe dinjitet!”, thuhet në njoftimin e sindikatës.
Protesta është njoftuar për të shtunën, më 14 nëntor 2026, në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit./et
