Last Updated on 13/11/2026 by Monika
Microsoft ka kërkuar falje për ndërprerjen e sotme në platformat e saj, e cila ka ndërprerë funksionimin e shumë shërbimeve publike dhe kompanive në të gjithë botën që nga dje .
Kompania sqaroi se incidenti ishte për shkak të një “problemi teknik” dhe jo një sulmi kibernetik apo një mosfunksionimi që lidhet me agjentët e inteligjencës artificiale.
“Na vjen thellësisht keq për shqetësimin që ky incident u ka shkaktuar klientëve dhe partnerëve tanë. Ne e dimë se sa shumë na besojnë ata me shërbimet tona dhe e marrim këtë përgjegjësi me seriozitetin më të madh”, tha gjigandi amerikan i teknologjisë në një postim në platformën x./mxh
