Last Updated on 13/11/2026 by Monika
Ujësjellës Kanalizime Korçë ka njoftuar ndërprerjen e përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në lagjen 17 të qytetit, për shkak të një defekti të konstatuar në rrjetin e ujësjellësit.
Sipas njoftimit, grupet e punës ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e defektit, me qëllim rikthimin e furnizimit me ujë në kohën më të shkurtër të mundshme./mxh
