Autoritetet jordaneze kanë arrestuar një person që u përpoq të hynte në Jordani duke notuar nga Izraeli nëpërmjet Detit të Kuq.
Në një deklaratë, duke cituar një burim ushtarak, Forcat e Armatosura Jordaneze thanë se të shtunën, Marina Mbretërore Jordaneze zbuloi një individ i cili po përpiqej të infiltrohej nga pala izraelite, duke notuar drejt ujërave territoriale jordaneze.
Incidenti ndodhi në Gjirin e Eilatit, Aqabës. Forcat detare arrestuan të dyshuarin në det dhe ia dorëzuan autoriteteve kompetente. Autoritetet izraelite nuk kanë komentuar ende për incidentin./mxh
