Nga thellësitë e kohës dhe heshtja e gurit, paleontologët kanë sjellë në dritë një dëshmitare të heshtur të epokave të harruara:
Bletën e parë fosile të zbuluar ndonjëherë në Zelandia, kontinentin e lashtë, të fshehur kryesisht nën dallgët e oqeanit, prej nga ngrihet Zelanda e Re e sotme.
E pagëzuar me emrin shkencor Leioproctus barrydonovani, kjo krijesë e brishtë prej vetëm 6.4 milimetrash ka udhëtuar përmes 14.6 milionë viteve, duke ardhur deri tek ne nga epoka e largët e Miocenit të Mesëm.
Në krahët e saj të ngurtësuar nga koha, ruhet ende si një kujtim i zbehtë një shkëlqim i lehtë ylberor. Pikërisht ajo thurje delikate e nervaturës në krahët e saj u shërbeu studiuesve Michael S. Engel dhe Uwe Kaulfuss si një hartë e lashtë, duke u mundësuar ta rendisin këtë udhëtare të kohës në familjen ende ekzistuese të bletëve suvatuese (Colletidae).
Fosili u zgjua nga gjumi i tij shekullor në Hindon Maar, pranë Outramit në rajonin Otago të Ishullit Jugor. Dikur, ky vend ishte një liqen i qetë në kraterin e një vullkani të lashtë. Ujërat e tij të errëta dhe të varfra me oksigjen vepruan si një balsamosës i përkryer i natyrës, duke ruajtur me një saktësi mahnitëse çdo detaj të insekteve me trup të brishtë.
Deri më sot, historia e bletëve në Zelandën e Re ishte një faqe e bardhë pa asnjë gjurmë fosile. Duke parë se sot atje jetojnë vetëm 42 lloje bletësh vendase, ndër to veçse 18 të gjinisë Leioproctus, shkenca besonte se këto krijesa kishin mbërritur relativisht vonë në këto brigje.
Por ky zbulim përmbys gjithçka.
Bletët Leioproctus kanë gumëzhirë mbi lëndinat e Zelandias për të paktën 14.6 milionë vjet. Mbetet ende një mister se përse kjo linjë e lashtë, ndonëse mbijetoi për gati 15 milionë vjet, nuk shpërtheu kurrë në qindra lloje të larmishme, siç ndodhi në Australinë fqinje.
Shkencëtarët po kërkojnë të zbulojnë se cilat pengesa klimatike apo kufij ekologjikë e mbajtën të frenuar këtë evolucion, duke e lënë diversitetin e tyre kaq të përmbajtur. Edhe pse pluhuri i artë i polenit nuk u ruajt mbi trupin e bletës, në të njëjtën shtresë shkëmbore u gjetën të fosilizuara lulet e Pseudopanax – një bimë vendase që lulëzon ende sot në Zelandën e
Re.
Kjo bashkëjetesë në gur flet heshturazi për një lidhje të lashtë: me shumë gjasë, kjo bletë dikur vallëzonte mbi këto lule, duke u dhuruar jetë.
Zbulimi i kësaj blete fosile, i cili u bë publik në shkurt të vitit 2025 nga paleontologët Michael S. Engel dhe Uwe Kaulfuss në revistën shkencore Zoosystema, vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes së komunitetit shkencor si zbulimi më i bujshëm i entomologjisë dhe paleontologjisë për Zelandën e Re.
Dëgjohet pas 15 milionë vjetësh gumëzhima e
Përtej detajeve të paraqitura, aspektet më të reja dhe diskutimet që po bëjnë bujë mes
shkencëtarëve përfshijnë, emërtimi i nëngjendjes së re (Otagocolletes).
Studiuesit panë se modelet e venave në krahët e bletës ishin aq unike dhe të veçanta saqë krijuan një nëngjendje të re shkencore brenda gjinisë Leioproctus, të quajtur Otagocolletes, ku epiteti barrydonovani u vu për nder të Barry Donavan, një prej ekspertëve më të njohur të bletëve në Zelandën e Re.
Zbulimi i kësaj blete shtohet pas gjetjeve të tjera të jashtëzakonshme në të njëjtin rajon të vjetër vullkanik, Hindon Maar, siç janë fosilet e insekteve të tjera të vogla, p.sh. miza e bardhë ose whitefly, e zbuluar pak kohë para botimit zyrtar të bletës.
Kjo po i ndihmon shkencëtarët të rindërtojnë me saktësi ekosistemin e plotë të pyjeve të lashta të Nothofagusit para miliona
vjetëve.
Artikujt dhe analizat e fundit shkencore po e përdorin këtë fosil si një & quot; enigmë të artë & quot; për të
kuptuar se pse insektet në ishujt e izoluar të Zelandias ndoqën një rrugë kaq konservatore në
zhvillim, duke mos u shpërndarë në qindra lloje të reja, ndryshe nga Australia fqinje.
