Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro në Komisionin e Ekonomisë ka diskutuar rreth projektligjit “Për ngritjen dhe funksionimin e institucionit publik të arsimit të mesëm të lartë “Liceu Francez i Korçës”.
Kumbaro theksoi se Liceu Francez i Korçës nuk është një shkollë publike e zakonshme dhe se për të është përgatitur një bazë ligjore e veçantë.
Sipas ministres liceu nuk është i shkëputur nga sistemi parauniveristar por ndërtohet brenda tij.
Kumbaro sqaroi se Liceu Francez i Korçës do të ketë autonomi financiare brenda kufirit buxhetor të miratuar.
“Liceu Francez i Korçës synon të ketë efektin pionier. Liceu nuk është një shkollë publike e zakonshme.
Elementet kërkojnë një bazë ligjore të dedikuar dhe kjo është arsye pse pas një pune kemi përgatitur bazë ligjore të veçantë.
Neni 16 e parashikon qartë që institucioni të zbatojë legjislacionin për arsim parauniversitar. Edhe liceu nuk është i shkëputur nga sistemi parauniveristar por ndërtohet brenda tij.
Liceu është person juridik publik me autonomi financiare brenda kufirit buxhetor të miratuar.
Ministria e Financave ka kërkuar këtë qartësim dhe e kemi pasqyruar në ligj. Liceu do të përbëhet nga tre organe”, tha Kumbaro./k.m
