Last Updated on 16/11/2026 by EL
Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist Arben Ndoka, ka ndërruar jetë papritur mesditën e kësaj të hëne. Lajmi i trishtë konfirmohet nga komuniteti lezhjan, familja dhe vetë kryebashkiaku Pjerin Ndreu.
Megjithatë, rrethanat e humbjes së jetës mbeten të panjohura. Më herët, familja Ndoka ka humbur dhe një nga bijtë e vetë, Aleksandër Ndokën, i cili njihej në Lezhë për influencën e madhe si politikan lokal.
Pritja për ngushëllime do të bëhet në Lezhë, në lagjen “Nënë Tereza” Tek shtëpia e Ndue Gjon Ndokës, ndërsa ceremonia mortore dhe përcjellja për në banesën e fundit do të zhvillohen nesër, më 17 nëntor 2026, ora 13:00./et
