Last Updated on 16/11/2026 by EL
Prokuroria ka kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila shpalli të pafajshëm këngëtarin Luiz Ejlli për akuzën e falsifikimit të dokumenteve, duke paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë.
Lëvizja e Prokurorisë ka sjellë reagimin e Roger Sterkajt, i cili nuk i ka kursyer ironitë ndaj këngëtarit në rrjetet sociale.
Përmes një postimi në Instagram, Sterkaj ka publikuar një fotomontazh të Luiz Ejllit pas hekurave, duke e shoqëruar imazhin me një mesazh ironik, ku i drejtohet këngëtarit me nofkën “Biondo”.
“Mora vesh që u dridhe sot! Çfarë kujtove, Bjondo, se në Shqipëri s’kemi shtet?! Anëtarët e Gjykatës së Lartë nuk janë si ata të Apelit! Mos u mërzit, LL.A.P.E., se burgu për burra është! Të presin çunat e Fierit! Free Biondi!” shkruan ai në postim./ET
