Last Updated on 16/11/2026 by EL
Jennifer Lopez ka ndarë emocionet që ka përjetuar pas largimit të binjakëve të saj, Max dhe Emme, 18 vjeç për të nisur studimet universitare. Gjatë një emisioni këngëtarja 57-vjeçare pranoi se ndarja nga fëmijët ka qenë një periudhë tepër e vështirë emocionalisht.
“Qava për gjashtë muaj rresht, dy muaj para diplomimit të tyre, deri kur i lashë në universitet dhe disa javë pas kësaj”, tregoi ajo.
Lopez, e cila i ka binjakët nga martesa me Marc Anthony, tha se ende e ka të vështirë të besojë se sa shpejt janë rritur.
Megjithatë, artistja pranoi se po shijon edhe lirinë e një kapitulli të ri në jetën e saj.
“Jam vetëm, jam e lirë dhe mund të bëj çfarë të dua! Është e mrekullueshme, por edhe e çuditshme”, u shpreh ajo.
Largimi i fëmijëve duket se i ka dhënë gjithashtu një shtysë krijimtarisë së saj. Jennifer zbuloi se është rikthyer në studio dhe ka krijuar rreth 20 këngë të reja, ndërsa puna për projektin muzikor vijon./ET
