Pasi Vladimir Putin dhe Donald Trump mbajtën një samit në Anchorage vitin e kaluar, udhëheqësit evropianë u përpoqën me dëshpërim ta “largojnë” presidentin amerikan nga marrëveshjet e bëra me Moskën, tha Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov në një intervistë.
“Por pastaj evropianët nxituan drejt Uashingtonit dhe i kapën amerikanët, Trumpin, u kapën pas krahëve. Ata filluan të përpiqeshin ta largonin atë nga kjo marrëveshje”, tha ai.
“Shikoni citimet që janë tani të disponueshme nga deklaratat e Trump në Anchorage dhe menjëherë pas tyre, ato ishin shumë pozitive: ne kishim rënë dakord praktikisht për gjithçka, përveç, ndoshta, një pike. E gjithë kjo më vonë u la pas dore. Dhe tashmë në qershor, në Evian, në samitin e G7, presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi me krenari: ‘Ne e kemi varrosur Anchorage; Amerika tani është përsëri në anën tonë’”, tha Lavrov./mxh
