Last Updated on 16/11/2026 by Monika
I dërguari i SHBA-së, Jared Kushner ka njoftuar se po bëhet përparim drejt një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Në një postim në X, Kushner u shpreh se, se ai dhe kolegu i tij negociator Steve Witkoff, folën më parë me ndihmësin e Kremlinit, Yuri Ushakov, për të diskutuar hapat e mëtejshëm.
“Po bëjmë përparim, në bashkëpunim të ngushtë me Rusinë, Ukrainën dhe Evropën, drejt një rezultati që mund t’i japë fund kësaj lufte, të forcojë sigurinë evropiane dhe të krijojë themelet për paqe të qëndrueshme. Mbeten sfida të rëndësishme dhe një marrëveshje përfundimtare do të kërkojë vendime të vështira”, shkroi Kushner.
Javën e kaluar, funksionarë rusë, ukrainas dhe amerikanë zhvilluan bisedime në Abu Dhabi për herë të pare në nëntë muaj, për t’i dhënë fund konfliktit. Kushner dhe Witkoff u takuan me Presidentin rus Vladimir Putin në Moskë dhe thanë më pas se Evropa do të merrte pjesë në raundin tjetër të negociatave./mxh
