Papa Leoni XIV është larguar drejt Romës, duke përmbyllur një vizitë apostolike 12-ditore në Amerikën e Jugut, e cila përfshiu Uruguain, Argjentinën dhe Perunë.
Udhëtimi, i nisur më 6 nëntor, u shoqërua me pjesëmarrjen e rreth 13 milionë besimtarëve në aktivitetet e organizuara në të tria vendet.
Në meshën përmbyllëse, të mbajtur në Las Palmas, në Lima, Ati i Shenjtë iu drejtua mijëra besimtarëve me një mesazh të veçantë për popullin peruan, të cilin e cilësoi si popullin e tij. “Do t’ju mbaj gjithmonë në zemër”, deklaroi Papa.
Gjatë vizitës, Leoni XIV zhvilloi dhjetëra takime me autoritetet shtetërore, ipeshkvijtë dhe komunitetet katolike, ndërsa në fjalimet e tij mbrojti demokracinë, denoncoi konfliktet dhe kërkoi angazhim më të madh për paqen.
Momenti i fundit i udhëtimit u shoqërua edhe me një incident të papritur. Teksa përshëndeste turmën, një objekt, që dyshohet të ketë qenë rruzare, e goditi në sy.
Siç shihet nga pamjet, Ati shenjtë shihet duke prekur syrin, por nuk u njoftua per lëndime.
efekte
Pas 50 aktiviteteve zyrtare, Papa Leoni XIV përfundoi një nga udhëtimet më intensive të pontifikatit të tij, duke u larguar nga Peruja me një mesazh mirënjohjeje dhe lidhjeje të veçantë me besimtarët e Amerikës së Jugut./mxh
Artikulli i MëparshëmSpiropali u përjashtua edhe nga Grupi Parlamentar i PS? Deputeti Bido e le të hapur: Ja kur vendoset
Artikulli Tjetër Lapaj: Po vazhdoi Rama të qeverisë, nuk ka zgjidhje
