Një aksident hekurudhor është regjistruar këtë të martë në mëngjes pranë stacionit kryesor të trenit në Pragë, ku dy trena janë përplasur me njëri-tjetrin, duke lënë të plagosur dhjetëra persona.
Sipas zjarrfikësve, disa dhjetëra persona kanë mbetur të lënduar, ndërsa shumica e tyre kanë pësuar dëmtime të lehta.
Ndërkohë, Administrata Çeke e Hekurudhave ka njoftuar se trenat e distancave të gjata po devijohen drejt stacioneve të tjera hekurudhore në Pragë, për shkak të aksidentit.
Autoritetet vijojnë të menaxhojnë situatën dhe pasojat e përplasjes./ad
Všechny složky IZS zasahují u srážky dvou vlaků u Hlavního nádraží na přemostění se Seifertovou ulicí v Praze 3. Na místě je několik zraněných osob. https://t.co/33NUSn7zjI
— Policie ČR (@PolicieCZ) November 17, 2026
