Last Updated on 17/11/2026 by Anisa
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Serbi, ku një avion MiG-29 i Ushtrisë është rrëzuar mes Novës dhe Starës Pazovë, afër Beogradit.
Sipas mediave vendase, piloti i avionit Goran Bulajić ka humbur jetën në vendngjarje. Aktualisht nuk bëhen të ditura shkaqet e rrëzimit të avionit por autoritetet kanë nisur hetimet.
Ministri i Mbrojtjes Bratislav Gašić dhe përfaqësuesi i Shefit të Shtabit të Forcave të Armatosura Serbe, gjenerallejtënant Tiosav Janković, i cili është edhe komandant i Forcave Ajrore dhe Mbrojtjes Ajrore, i dërguan telegrame ngushëllimi familjes së pilotit të rënë të Forcave të Armatosura Serbe.
Zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm shkoi në vendin e rrëzimit të avionit./ad
