Last Updated on 17/11/2026 by Monika
Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, tha se një dron rus kishte fluturuar mbi kryeqytetin Kishinau dhe u zotua të kërkojë sanksione të mëtejshme kundër Moskës.
“Këtë pasdite disa dronë rusë shkelën hapësirën tonë ajrore, njëri prej tyre fluturoi mbi Kishinau, duke shkaktuar shqetësim tek banorët”, shkroi Sandu në një postim në platformën X.
“Lufta e Rusisë kërcënon të gjithë Evropën. Moldavia mbron paqen. Ne do të vazhdojmë të kërkojmë sanksione ndaj Moskës, të mbështesim Ukrainën dhe të forcojmë mbrojtjen tonë në bashkëpunim me partnerët tanë”, tha ajo./mxh
