Last Updated on 18/11/2026 by Monika
Projekti hekurudhor me Tiranën si pikënisje dhe Durrësin si stacion përfundimtar është një nga projektet më të rëndësishme të transportit në vendin tonë përgjatë 3 dekadave të fundit.
Projekti Tiranë-Durrës-Rinas po ecën me ritme të shpejta dhe Hekurudha Shqiptare ka shfaqur punimet në një postim video në rrjetet sociale.
Ndërkohë që disa nga stacionet hekurudhore dhe shinat janë vendosur përgjatë hekurudhës, anës rrugës dytësore të Vorës, radhën e kishte testimi i kalimit të trenit.
Treni i parë ka udhëtuar mbi hekurudhën e re si një provë, e vërejtur hap pas hapi nga ekspertët hekurudhorë të institucionit shtetëror që mbikëqyr transportin hekurudhor në Shqipëri.
Modernizimi i hekurudhës shqiptare, pas kaq shumë vitesh mungesë pritet të sjellë një hov të përdorimit të këtij lloj transporti në vendin tonë, si dhe një ridimensionim i udhëtimit drejt aeroportit zyrtar të vendit, drejt qytetit turistik të Durrësit me benefit shtimin e turistëve dhe drejt kryeqytetit shqiptar./mxh
