Janë bërë dy ditë nga momenti kur përplasja e fortë mes skrepit dhe makinës së tij i mori jetën shefit të krimeve të rënda në Vlorë, Ermal Lulaj, e plot një ditë nga momenti kur familjarë, miq, të afërm e kolegë i dhanë 43-vjeçarin lamtumirën e fundit.
Ndërkohë, të afërm të shef Ermalit, të cilët e cilësojnë atë si vëllain e tyre, kanë rrëqethur me reagime të bëra gjatë ditës së sotme.
Përbri fotos së Ermalit, të afërmit e tij kujtojnë me lot e mall momentet e përjetuara me të, ndërsa shkruajnë se një person me emrin Mali që qëndronte si mal në këmbë, u rrëzua duke u lënë atyre një plagë të madhe të hapur.
Reagimet e miqve:
“ Dita e dyte e i njejti makth vazhdon.Mali nuk eshte me.Veshtire per t’u besuar , por…….Mali qe ishte si mal ne kembe , u rrezua.Ja qe dhe dhe malet u rrezuakan! Vellackua i vogel qe ishe gjithmone i gatshem e i kudogjetur, tashme nuk te gjejme dot me.As mesazhin ( Jam ne mbledhje vella , te mar me vone) sdo ta nisesh me.Dhe kurre nuk vonoje te merrje ne telefon. Mungesa e jote qenka shume e madhe.Mali kishe emrin e mal ishe dhe mungesa e malit qenka e rende ! Te qofte dheu i lehte!”, shkruan një person i identifikuar me emrin Landi Landi në Facebook.
“Si të tret dheu, o vëlla… Do të më mungojë çdo fjalë, çdo e qeshur dhe prania jote. Zoti të pastë në xhenet, gjaku im.”, shkruan Ervis Sulaj.
“Ti ishe dhe do jeshe vellai ime i femijerise me i mire do me mungosh shume”, shkruhet në postimin e bërë dje nga Aldi Lulaj.
