Reshjet masive të shiut dhe përmbytjet e rënda bllokuan rrugët. Sipas gjigantit mediatik CNN, ka patur vërshime masive të shiut nëpër banesa dhe detyruan ekipet e shpëtimit të ndërhynin në zona të mbuluara nga uji gjatë natës në juglindje të Floridës. Rreziku nga përmbytjet pritet të vijojë për disa ditë përgjatë bregdetit të Atlantikut.
Reshjet më të mëdha u regjistruan në disa zona të pjesës veriore të metropolit të Majamit, përfshirë qarkun Broward. Në zonën e Hollywood-it ranë mbi 30 centimetra shi në vetëm pak orë, një sasi që tejkalon reshjet e tre muajve nëntor së bashku. Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit në Majami, në disa zona intensiteti i reshjeve kaloi 12 centimetra në orë.
Kanadaja negocion me Meksikën për përfshirjen në bankën e parë globale të financimit të projekteve të mbrojtjes
Kryebashkiaku i Hollywood-it shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë në banesat e tyre dhe të shmangin lëvizjet. Për shkak të përmbytjeve, u mbyllën disa segmente të autostradës ndërshtetërore I-95 dhe të rrugës Florida’s Turnpike.
Departamenti i Policisë së Hollywood-it bëri të ditur se nga ora 23:00 deri në orën 04:00 mori më shumë se 300 telefonata për ndihmë. Automjetet e posaçme për ndërhyrje në ujëra të larta vijuan të ishin në terren edhe gjatë paradites së së mërkurës./et
