Last Updated on 19/11/2026 by Monika
Presidenti amerikan Donald Trump ka telefonuar nga avioni presidencial “Air Force One” liderët evropianë të mbledhur në Berlin për samitin e “Koalicionit të Vullnetmirëve”, duke i informuar për bisedimet me presidentin rus Vladimir Putin.
Sipas agjencisë Bloomberg, e cila citon burime, Trump u ka thënë liderëve se takimi me Putinin në Shenzhen të Kinës shkoi mirë dhe se do të ndihmojë për arritjen e paqes në Ukrainë.
Ndërkohë, në një intervistë për NBC, presidenti amerikan deklaroi se nuk do të merrte “asnjë vendim përfundimtar për luftën në Ukrainë pa Zelenskyn”. Duke folur për takimin me Putinin, Trump tha se presidenti rus ishte “jashtëzakonisht i irrituar” nga sulmet ukrainase ndaj urës së Krimesë, duke e cilësuar këtë reagim “të kuptueshëm”./mxh
