Last Updated on 19/11/2026 by EL
Hakerat kanë arritur të kenë akses në informacionet financiare të deri në 4,000 ish-punonjësve të administratës së qytetit të Nju Jorkut, të cilët tashmë janë në pension.
Sulmi ndodhi pasi ata depërtuan në një bazë të dhënash online, të krijuar për të kryer pagesat e përfitimeve nga marrëveshjet gjyqësore për pensionistët. Kjo bëhet e ditur nga dokumentet e siguruara nga POLITICO dhe një person i njohur me çështjen.
Ky sulm kibernetik, i cili nuk ishte raportuar më parë, vjen në një kohë kur shqetësimet globale për sulmet kibernetike janë rritur ndjeshëm.
Këto shqetësime janë shtuar pas zbulimit të bërë këtë javë se hakerat kanë depërtuar në dhjetëra kompani të mëdha, duke përfshirë banka, platforma financiare, kompani mediatike dhe gjigantë të sektorit të softuerëve.
Frika nga sulme të tilla është shtuar gjithashtu nga ndërprerjet masive të fundit të sistemeve teknologjike, përfshirë ato në agjencitë federale, si dhe nga aftësitë gjithnjë e më të avancuara të modeleve të inteligjencës artificiale për të kryer sulme kibernetike. /et
