Last Updated on 19/11/2026 by Monika
Incidente janë regjistruar në këtë ditë të 173-të të protestës.
Qytetarët, studentët, aktivistët janë përplasur me forcat e Policisë së Shtetit përpara Kryeministrisë pak momente më parë, gjatë tubimit.
Disa policë janë parë duke shoqëruar një individ me flamurin shqiptar në duar dhe i veshur me kostum tradicional.
Ndërkohë, binin në sy pankartat e protestuesve gjatë momenteve të tensionit, të cilat kishin në fokus lirinë e së drejtës për të protestuar paqësisht.
Banerat ironizonin në mënyrë të drejtpërdrejt dhunën dhe agresioninj që policët po përdornin në ato çaste dhe kanë përdorur dhe në protestat e mëparshme./MXH
