Bashkimi Evropian përsëriti sot angazhimin e tij të palëkundur ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP), duke theksuar se gjykata është pjesë themelore e rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla.
Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Christian Wigand ripohoi mbështetjen e bllokut për drejtësinë ndërkombëtare dhe rendin global të bazuar në rregulla.
“BE-ja është mbështetëse e fortë e Kombeve të Bashkuara. BE-ja dhe vendet e saj anëtare janë kolektivisht kontribuesi më i madh financiar në sistemin e OKB-së dhe ne sigurisht mbështesim axhendën e reformave të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së dhe në GJNP ose Drejtësinë Ndërkombëtare”, tha ai në një konferencë për mediet.
“BE-ja riafirmon angazhimin e saj të palëkundur ndaj rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla, pjesë themelore e të cilit është GJNP-ja”, shtoi Wigand.
Komentet e tij erdhën pasi presidenti amerikan Donald Trump, presidenti kinez Xi Jinping dhe presidenti rus Vladimir Putin lëshuan një deklaratë mbi paqen pas një takimi trepalësh 90-minutësh në kuadër të Samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC) në Kinë.
Deklarata thekson rëndësinë e pëlqimit të shtetit dhe respektimin e imunitetit të zyrtarëve shtetërorë, duke deklaruar se tre udhëheqësit ranë dakord se “GJNP-ja nuk duhet të abuzojë me juridiksionin e saj”. /mxh