Last Updated on 19/11/2026 by Monika
Një aksident është regjistruar pasditen e kësaj të enjte, ku i përfshirë gazetari i sportit, Ervin Baku. Raportohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00, pranë shtëpisë së tij.
Baku po udhëtonte me motorin e tij, kur është goditur nga një autobus me targa të Maqedonisë së Veriut.
Ai ka pësuar dëmtime dhe u transportua menjëherë drejt Spitalit të Traumës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve./mxh
