Last Updated on 20/11/2026 by Monika
Këngëtarja shqiptare Bleona Qereti ka shprehur publikisht admirimin e saj për Zonjën e Parë të SHBA-së, Melania Trump, pas premierës së dokumentarit kushtuar jetës së saj.
Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Bleona vlerëson forcën, karakterin, elegancën dhe vendosmërinë e Melanias, duke e cilësuar atë si një grua të jashtëzakonshme.
Ajo gjithashtu përgëzon Brett Ratner dhe Marc Beckman për sjelljen e historisë së Melania Trump para publikut, duke theksuar se dokumentari do të zbulojë një anë të saj përtej imazhit publik dhe titujve të mediave.
Postimi i plotë:
Çfarë historie frymëzuese! Çfarë gruaje e jashtëzakonshme Melania Trump
Qëndrueshmëria, forca e karakterit dhe vendosmëria e Melanias janë vërtet të jashtëzakonshme. Një grua që ka përballuar kaq shumë, por vazhdon të qëndrojë e fortë, t’i qëndrojë besnike vetes dhe të jetë një forcë për të mirën.
Premiera e mbrëmshme ishte një kujtesë e bukur e forcës që fshihet pas elegancës së saj. Kaq shumë admirim dhe respekt për Zonjën tonë të Parë, Melania Trump!
Një bravo e madhe për Brett Ratner (një princ) dhe Marc Beckman që ia sollën publikut historinë e kësaj gruaje të jashtëzakonshme në një mënyrë kaq të bukur dhe personale.
Mezi pres që të gjithë të shohin një anë të Melania Trump që nuk e kanë parë kurrë më parë, përtej titujve kryesorë dhe imazhit publik, dhe të njihen me gruan që fshihet pas gjithë kësaj. UAU./mxh
