Last Updated on 20/11/2026 by Monika
Eksperti i ekonomisë, Pano Soko, në një reagim në rrjetet sociale, ka komentuar deklaratat mediatike të deputetes Elisa Spiropali.
Soko shkruan se Spiropali ndërsa akuzon Belinda Ballukun, nuk e përmend që sulmet e pretenduara ndaj saj kanë ardhur nga kryeministrit Edi Rama.
Ai shton më tej se nëse Spiropali ka në plan të bëjë luftë kundër sistemit aty brenda, është e detyruar t’i drejtojë akuzat nga Rama, pasi sipas tij ky i fundit është burimi i çdo të keqje dhe të mire në PS.
Postimi i plotë:
Dëgjova pak Elisa Spiropalin tek Grida Duma dhe s’kuptova një gjë.
Ajo thotë që sulmin personal ndaj familjes ma ka bërë Belinda Balluku.
– Pse ta ka bërë Belinda Balluku?
– Se drejtorin e tatimeve e ka vënë Belinda Balluku. Ministrin e Financave e ka vënë Belinda Balluku. Ata më sulmojnë, dmth më sulmon Belinda Balluku.
– Po Belindën kush e ka vënë aty? A e ka vënë Edi Rama? Atëherë pse s’thua që ta ka bërë Edi Rama?
Se nëse pranon që sulmi të ka ardhur nga zinxhiri i komandës, atëherë duhet ta pranosh që e ke nga Edi Rama, se ai është në maj?n e zinxhirit.
Në të kundërt, e ke personalisht nga ai drejtori i tatimeve, apo ministri, pse e përjashton që nuk e ke personalisht nga ata?
Që të jemi të sinqertë, ky sulm vetëm në mes të zinxhirit nuk mund të jetë.
Se kjo është PalVatizëm – Jo po e ka bërë Mehmeti me kokë të vet, se Enveri s’dinte gjë..
Tani kësaj që bën Elisa, me politesë i thonë naivitet, me të folur troç i thonë pabythësi skuthash.
Elisa, nëse ka në plan të bëjë luftë kundër sistemit aty brenda, është e detyruar t’i bjerë gozhdës në kokë. Në atë parti ka vetëm një njeri, të tjerët janë vegla të qëllimeve të tij.
Kështu që çdo e keqe (apo e mirë) që ndodh në atë parti, burimin e ka tek një njeri. Ai quhet Edi Rama.
Nëse Elisa do të ndryshojë ndonjë gjë që ajo mendon se shkon keq në atë parti, mund ta bëjë duke luftuar fillimisht burimin e të keqes, Edi Ramën dhe më pas edhe zgjatimet e tij si Balluku, Tao e të tjerë shoqe e shokë. Po duhet me i dal përballë atij një herë.
Të thuash që ma bën Belinda, se Rama është i mirë, se Rama ka principe, Rama ka moral, po i hanë këta dardha pas shpine, kjo pastaj nuk është përballje, kjo është negociatë./ MXH
