Last Updated on 21/11/2026 by EL
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron paralajmëroi të premten që lamë pas, për një “nivel të ri” të agresionit rus.
Ky paralajmërim erdhi pas një “vale” incidentesh në të gjithë Europën gjatë kësaj jave.
“Gjatë 24 orëve të fundit, disa nga partnerët dhe aleatët tanë evropianë janë përballur përsëri me incidente serioze që sinjalizojnë një nivel të ri agresioni nga ana Rusisë”, ka shkruar lideri francez në rrjetet sociale.
Reagimi i këtij lloji nga ana e Macron, erdhi pas një sërë shkeljesh së hapësirës ajrore nga avionë rus, të raportuara për sabotime. Madje, një komplot i dështuar për vrasje, bëri bujë në media, lidhur kjo me kërcënimin që i kanosej reperit ukrainas Kyivstoner, në Danimarkë.
Pikërisht këtë të premte që lamë pas, autoritetet polake njoftuan se dy rakete ruse dhe një dron me motor reaktiv, ishin rrëzuan në territorin e Polonisë.
Macron në krahun tjetër, shprehu edhe solidaritetin e tij me kombet e prekura, duke dënuar aktet ruse.
“Duke intensifikuar luftën e saj të agresionit kundër Ukrainës dhe duke ndjekur një axhendë agresive në territorin evropian, Rusia po merr një rrezik të papërgjegjshëm që vetëm mund ta izolojë më tej atë dhe të forcojë vendosmërinë dhe unitetin e evropianëve dhe të të gjithë atyre që dëshirojnë të punojnë për paqen dhe stabilitetin në kontinentin tonë”, tha Macron.
Këto komente të presidentit të Francës, lidhen direkt me sulmet ruse në të gjithë Ukrainën, nga nata e së enjtes e deri në mëngjesin e së premtes, ku kanë mbetur të pajetë të paktën shtatë persona në Kiev.
Gjithashtu u dëmtuan edhe ura që janë “kyçe” për shtetin ukrainas, mbi lumin Dnieper./ET
