Përgjigjja e Natalie ishte pozitive. Ajo tundi kokën në shenjë pranimi, duke e kthyer fjalimin e fundit të deputetit në Parlament në një propozim romantik, që u ndoq nga kolegët dhe të pranishmit.
Pas këtij momenti, Lane publikoi videon e propozimit në llogarinë e tij në Instagram, ku ndau edhe një mesazh për zonën që kishte përfaqësuar dhe partneren e tij.
“Unë e dua Ryde dhe do ta dua gjithmonë. Por Natalie-n e dua më shumë”, shkroi ai, duke i dhënë një përfundim të veçantë një kapitulli të rëndësishëm të jetës së tij politike dhe personale./ad
