Prokurorët polakë në një deklaratë të dielën njoftuan se tre objektet që fluturuan në hapësirën ajrore polake të premten ishin raketa ruse Kh-101.
“Gjetjet paraprake nga ekzaminimi i mbeturinave tregojnë se raketat – të cilat fluturuan në hapësirën ajrore polake para se të rrëzoheshin – u prodhuan në tremujorin e katërt të vitit 2026 në objektet në Dubna, distrikti i Moskës, në Rusi,” thanë prokurorët e distriktit në Lublin, pasi u kërkua të shqyrtonin çështjen nga qeveria polake.
Dronët kanë hyrë vazhdimisht në hapësirën ajrore të vendeve në krahun lindor të NATO-s gjatë luftës së Rusisë në Ukrainë, duke nxitur tensione me aleancën ushtarake perëndimore dhe duke ngjallur frikën se konflikti mund të përhapet.
Deklaratat e mëparshme tregonin se një nga objektet ka të ngjarë të ketë qenë një dron. Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Mark Rutte tha shtunën se aleanca do të mbrojë çdo centimetër të territorit polak.
Një takim i Këshillit të Atlantikut të Veriut të NATO-s do të mbahet në Bruksel të hënën për të diskutuar shkeljen e hapësirës ajrore polake./mxh
