Një video e frikshme nga Polonia tregon momentin kur një i ri në skateboard kalon shinat hekurudhore në çastin e fundit, duke i shpëtuar për pak përplasjes me një tren që po lëvizte me shpejtësi të madhe.
Ngjarja ndodhi në fillim të nëntorit, në një kalim hekurudhor, ku i riu injoroi sinjalistikën STOP dhe semaforin e kuq, duke rrezikuar jetën e tij. Pamjet, të regjistruara nga një kamerë në tren, u publikuan nga kompania hekurudhore polake Polregio, e cila e cilësoi incidentin si një rast ku tragjedia u shmang për një fije floku.
Kompania rikujtoi se trenat nuk mund të ndalojnë menjëherë dhe se distanca e frenimit mund të arrijë disa qindra metra. Ajo theksoi gjithashtu se sinjalistika në kalimet hekurudhore duhet respektuar pa përjashtim. Sipas statistikave të publikuara nga Polregio, që nga fillimi i vitit janë regjistruar 33 viktima dhe 27 persona të plagosur rëndë në aksidente në kalimet hekurudhore në Poloni.
Përmes publikimit të videos, kompania synon të ndërgjegjësojë qytetarët për rrezikun e kalimit të shinave kur sinjalizimi paralajmëron afrimin e një treni. “Asnjë nxitim nuk ia vlen një rreziku të tillë. Ndalo, shiko përreth dhe jeto!”, ishte mesazhi i saj./k.m
Poland scooter rider has NEAR-DEATH EXPERIENCE after riding RIGHT IN FRONT OF INCOMING TRAIN
TRAIN BLASTS PAST HIM BY INCHES https://t.co/C4LzbitO4m
— RTVisual (@RT_Visual_on_X) November 6, 2026
