Last Updated on 23/11/2026 by Anisa
Puka vijon të jetë pa energji elektrike që prej mbrëmjes së kaluar, si pasojë e defekteve të regjistruara në linjat e transmetimit të energjisë elektrike.
Jashtë funksionit ka dalë linja 35 kV që lidh nënstacionin e Fushë-Arrëzit me Pukën. Ky është defekti i dytë brenda një jave në të njëjtën linjë. Ndërkohë, problematikë paraqet edhe linja e emergjencës Koman-Pukë, e cila gjithashtu nuk është në funksion.
Sipas të dhënave paraprake, dëmtimet janë shkaktuar nga era e fortë dhe reshjet intensive të shiut, të cilat kanë prekur disa segmente të rrjetit elektrik.
Si pasojë, pa furnizim me energji elektrike kanë mbetur qyteti i Pukës dhe disa zona, përfshirë Qafë-Malin, Gjegjanin dhe Rrapën./AD
