Last Updated on 23/11/2026 by EL
Një stuhi e fortë shiu ka përfshirë pasditen e sotme qarkun e Elbasanit, ku reshjet kanë qenë me intensitet të lartë, në formën e rebeshëve.
Për shkak të kushteve të këqija atmosferike, është regjistruar një defekt në fiderin që furnizon me energji elektrike disa fshatra të Bashkisë Përrenjas, duke shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrike në këto zona.
Ndërkohë, ekipet e OSHEE-së janë angazhuar në terren dhe po punojnë për riparimin e defektit me qëllim rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit me energji elektrike për banorët e prekur.
