Last Updated on 24/11/2026 by EL
Shkolla e re “Marigo Posio” në Vlorë është drejt hapjes së dyerve për nxënësit dhe mësuesit. Punimet kanë përfunduar, ndërsa aktualisht po mobilohen klasat për të rifilluar mësimin në ambientet e reja.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cili në një postim në rrjetet sociale shkruan se shkolla, përveç klasave me kushte bashkëkohore, ka edhe palestër e ambiente të tjera sportive.
“Në muajin e flamurit gati shkolla e re që mban emrin ‘Marigo Posio’ në Vlorë, e cila do të mirëpresë me ambiente bashkëkohore, nxënësit dhe mësuesit e saj”, shkruan Rama.
Kryeministri e cilëson investimin si një shkollë model për fëmijët e Vlorës../et
