Last Updated on 24/11/2026 by EL
Prokuroria e Lezhës ka kërkuar lënien në fuqi të dënimit me burgim të përjetshëm për shtetasin portugez Ruben Saraiva, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, ngjarje e ndodhur më 19 prill 2023 në Shëngjin.
Në përfundim të qëndrimit të saj në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, organi i akuzës ka kërkuar që të mos ndryshohet vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë në Lezhë, e cila e dënoi Saraivën me burgim të përjetshëm.
Sipas dosjes së prokurorisë, Ruben Saraiva dyshohet se është personi që qëlloi për vdekje me armë zjarri biznesmenin Ardian Nikulaj, brenda ambienteve të hotelit të tij në Shëngjin.
Nga ana tjetër, mbrojtja ka kundërshtuar vendimin e shkallës së parë, duke kërkuar ndryshimin e tij dhe rivlerësimin e provave të administruara gjatë procesit gjyqësor.
Pas përfundimit të shqyrtimit të çështjes, Gjykata e Apelit pritet të shpallë vendimin më 2 dhjetor./et
