Last Updated on 24/11/2026 by Monika
Komisioni Evropian ka paralajmëruar 11 shtete anëtare se rrezikojnë të shkelin rregullat e shpenzimeve të Bashkimit Evropian, duke u kërkuar të marrin masa korrigjuese në buxhetet e vitit 2027.
Sipas Paketës së Vjeshtës të Semestrit Evropian 2027, Çekia, Finlanda, Gjermania dhe Rumania rrezikojnë të tejkalojnë kufijtë e rekomanduar të shpenzimeve, ndërsa Kroacia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Holanda, Sllovenia dhe Spanja përballen me rrezikun e tejkalimeve të konsiderueshme.
Ndërkohë, Komisioni rekomandoi përshkallëzimin e procedurave të deficitit të tepërt për Bullgarinë dhe Hungarinë, duke argumentuar se këto vende nuk kanë ndërmarrë masa të mjaftueshme për të korrigjuar situatën financiare.
Nëse Këshilli i BE-së konfirmon mungesën e veprimeve efektive, mund të propozohen masa të reja për uljen e deficitit, përfshirë pezullimin e disa fondeve evropiane.
Sa i përket Italisë, Komisioni mund të mbyllë procedurën e deficitit të tepërt në pranverën e vitit 2027, nëse të dhënat përfundimtare të buxhetit të vitit 2026 konfirmojnë përmirësimin e financave publike./mxh